Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë, Meloni: E dobishme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.

Meloni ka thënë se kjo marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë.”

Marrëveshja me Italinë ka sjell debate të forta edhe në vendin tonë. PD zyrtare e çoi sot në Kushtetuese këtë marrëveshje. Ndërkohë të njëjtë gjë pritet të bëjnë edhe grupimi tjetër. Kjo pas deklaratës që bëri me dije dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top