Marrëveshja me kompaninë izraelite/ Ministri Gonxhja: Pritet të krijohen rreth 7 mijë vende pune

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh se TEDA Tiranë është një projekt ambicioz që do të japë mundësi të gjenerimit të rreth 7 mijë vende pune me paga të mira.

Në fjalën e tij gjate ceremonisë së nënshkrimin të kësaj marrëveshje, Gonxhja tha se pritet që deri në fund ky investim të arrijë vlerën e gati 100 mln eurove.

“TEDA Tiranë është një fryt i bashkëpunimit të qeverisë dhe MEKI dhe bashkisë së Tiranës, falë të cilit një kthim gjigand deri dje një hapësirë djerrë po transformohet në një zonë që që nxit zhvillimin ekonomik dhe teknologjik si dhe punësimin në shkallë të gjëra. TEDA Tiranë nuk është i vetmi projekt ambicioz.

TEDA Tiranë është sot është pjesë e një vizioni dhe realiteti të ri ekonomik që bazohet tek nevoja për prodhim eficent, forcë pune të kualifikuar dhe ekosistem konkurrues.

Shqipëria nuk është më vendi që pret skllavo-pronarë që duan thjesht të shfrytëzojnë punonjësit për dy lekë pagë. Punojmë për jetësimin e politikave ekonomike që mundësojnë krijmin e vlerave të shtuara, më shumë vende puna, ulje të importeve.

Falë këtij investimi që deri në fund pritet të arrijë vlerën e gati 100 mln euro, do të krijojmë kushte për të zhvilluar industri, si ajo automotive, farmaceutike, industri robotike etj. TEDA Tiranë pritet të gjenerojë rreth 7 mijë vende pune dhe me paga të larta.

TEDA Tiranë nuk është e vetmja, do të jetë edhe Durana që do jetë një pol zhvillimi. Mbi 50 kompani vendase dhe të huaja kanë shprehur interes për të qenë pjesë. Durana pritet të krijojë 5 mijë vende punë”, u shpreh ministri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top