Marrëveshja e Ohrit/ Kurti: Kemi arritur njohje “de facto” nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka raportuar për takimin në Ohër. Kurti shtoi se për herë të parë që nga fillimi i dialogut normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.

Kurti: Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re, dhe jam i bindur sjell një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Marrëveshja bazë për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 nene dhe një preambulë. Aneksi shton 12 pika të tjera. Ja vlente mundimi sepse arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme.

Kryeministri shtoi se marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtave themelore që e karakterizojnë një shtet të konsoliduar ndërkombëtarisht, sovran dhe me integritet territorial, shkruan Telegrafi.

“Serbia ka pranuar ta trajtoj Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me marrëveshjen Serbia gjithashtu është zotuar që të mos kërcënoj me përdorimin e forcës. Dhe t’u jap fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar këtë megjithëse unë ende nuk do ti besoja Serbisë për këtë”, tha ai.

 

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të përballet me pasoja

Tensionet në Kosovë/ Makron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi

Borrell takohet me Kurtin: Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme

Von der Leyen flet për tensionet në Veri të Kosovës: Palët të marrin masa

Kurti për tensionet në Veri: Policia po bën punë profesionale

Policia e Kosovës arreston dy serbë gjatë natës, iu gjenden maska, thika

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top