Marrëveshja e lëvizjes së lirë, nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.

Si rrjedhojë e rikthimit në funksion të kësaj marrëveshje, nuk do të ketë më kontrolle mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës.

Në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve. Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, raporton RTSH. Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top