Giuseppe Marotta që nga sot nuk është më vetëm president i Inter, por edhe aksioner i klubit. Këtë e ka njoftuar vetë klubi zikaltër, me drejtuesin që një vit më parë u emërua për rolin më të lartë në shoqëri nga asambleja e aksionerëve, i cili në fakt ka blerë gati 2% të kuotave duke forcuar partneritetin me Oaktree. Një investim që thekson, nëse do të kishte nevojë, lidhjen me fanellën dhe çështjen zikaltër nga Marotta, zgjedhje që pasqyron dëshirën për t’u angazhuar dhe ndarjen e objektivave afatgjata për zhvillimin e klubit.
Siç është komunikuar nga vetë shoqëria zikaltër, zgjedhja e presidentit është një tjetër etapë e rrugëtimit të konsolidimit në shtëpinë Inter. Nga njeri i merkatos në lider, Marotta ka shtuar një tjetër gur të mozaikut të tij të “interizmit”. Një angazhim ekonomik dhe zemre që tregon kompaktësinë në shtëpinë Inter.
KOMUNIKATA E INTER
Më poshtë komunikata me të cilën zikaltërit kanë njoftuar Marottën si aksioner të klubit të Viale della Liberazione: “Giuseppe Marotta, i cili u emërua President i Interit nga asambleja e aksionerëve më 4 qershor 2024, tani është bërë aksioner i Klub-it me një kuotë afër 2%. Pas afërsisht një viti nga emërimi si president, si Marotta, ashtu edhe fondet e administruara nga Oaktree Capital Management, L.P. (“Oaktree”), kanë dashur të forcojnë partneritetin e tyre.
Investimi i Marottës pasqyron angazhimin e tij ndaj Klub-it dhe ndarjen e plotë me Oaktree mbi objektivat afatgjata në përfitim të Klubit dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm. Falë karrierës së tij gati dyzetvjeçare dhe përkushtimit të vazhdueshëm që ka treguar ndaj Interit gjatë shtatë viteve të fundit, Marotta i ka garantuar Klub-it një udhëheqje të fortë.
Gjatë sezonit 2024–2025, bashkëpunimi mes Beppe Marotta dhe Oaktree kontribuoi në hedhjen e themeleve për një plan strategjik shumëvjeçar për të garantuar stabilitetin e Klubit, rezultate të forta financiare dhe suksesin e Inter brenda dhe jashtë fushës. Krijimi i skuadrës Under 23 është shembulli i fundit i bindjes së përbashkët për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Me këtë lajm Interi e përballon sezonin e ri me një kompaktësi të madhe qëllimesh midis përbërësve të tij të ndryshëm: pronësisë, menaxhimit, punonjësve, të regjistruarve dhe tifozëve”.
Official statement
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 16, 2025