Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas përjashtimit nga grupi i PS-së të Elisa Spiropalit.
Në një reagim në rrjete sociale, Koçeku i thotë Spiropalit të mos mërzitet, sepse tani do i kërkojnë edhe dorëzimin e mandatit.
Nëse Spiropali nuk dorëzon mandatin, Koçeku shton se PS do i heqë imunitetin.
“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë “dorëzo mandatin!”. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”,- shkruan Koçeku.