Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Edi Rama për t’u dhënë shqiptarëve “besën”, duke e cilësuar këtë koncept të shenjtë dhe të papajtueshëm me retorikën politike.

Përmes një postimi në Facebook, Koçeku shkruan se besa është një marrëveshje e pashkruar mes njerëzve, e lidhur ngushtë me traditën, vendlindjen dhe tokën, ndaj nuk mund të përdoret si slogan.

“Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa. Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish dhe, si e tillë, asht thellësisht natyrore,” shprehet ajo.

Sipas Koçekut, ata që e shohin tokën vetëm si hapësirë për ndërtime apo resorte turistike nuk mund ta kuptojnë domethënien e këtij koncepti.

“Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe e resorte, zor se munden me e kuptu këtë koncept që për ne malsorët asht jashtë mase i shenjtë,” shkruan deputetja.

Ajo shton se, sipas traditës shqiptare, edhe ata që kanë qenë të përfshirë në konflikte apo krime i janë drejtuar kullës së të parëve, logut ose kishës së fshatit për të kërkuar besën dhe pajtimin. Në përfundim, Koçeku thekson se besa buron nga lidhja me tokën, malin dhe vendin ku jetojnë njerëzit, duke përfunduar me mesazhin:

“Prandaj, njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë!”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top