Futbollistët profesionistë janë mësuar të marrin kritika, veçanërisht nga gazetarët dhe njohës të fushës. E kur ata shënjestrohen nga ata që kanë shumë pak lidhje me futbollin është një gjë mjaft e rrallë. Kështu ndodhi me Alexis Sanchez, sulmuesin e Olympique Marseille. Kiliani u bë objektivi i thumbimeve të papritura nga ish-ylli francez i tenisit për femra, Marion Bartoli.
Shumë kanë vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të Marseille të drejtuar nga Igor Tudor. Por humbja e bujshme në Kupën e Francës kundër Annecy, i dhjeti në Ligue2, ndryshoi shpejt mendjen e tifozëve dhe gazetarëve. Në fakt, pas fitores në 1/8 kundër PSG-së, shumëkush kishte menduar se Olympique mund të arrinte deri në fund të kompeticionit. Dështimi i Les Phoceens megjithatë ishte dëshmi e një ideje të gabuar. Një dështim që shkaktoi jo pak kritika ndaj skuadrës, veçanërisht ndaj Alexis Sanchez. Sulmuesi gaboi nga 11 metra në kohën e rregullt e kritikuesve të kilianit, iu bashkua edhe ish-tenistja franceze Marion Bartoli.
Ish-tenistja, e aftë të fitonte turneun prestigjioz Wimbledon në karrierën e saj dhe të arrinte numrin 7 në renditjen e WTA, është një tifoze e njohur e Olympique. Duke folur në programin Super Moscato Bowl, ajo nuk hezitoi të thoshte fjalë të rëndë kundër ekipit dhe në veçanti Sanchez: “Është një sjellje e pahijshme profesionale. Për ne tifozët është e turpshme. Në bënë qesharak! Sanchez fiton 300,000 euro në muaj dhe nuk mund të shënojë as një penallti kundër një portieri të Ligue2!”, tha Bartoli.
E të mendosh që deri një javë më parë të gjithë flisnin për rilindjen e Niño Maravilla. Alexis ka shënuar 13 gola këtë sezon në 28 paraqitje. Por në futboll, dihet, gjërat ndryshojnë jashtëzakonisht shpejt…