Mariah Carey i nis përgatitjet për festat e fundvitit bashkë me binjakët e saj

Këngëtarja Mariah Carey po përgatitet për sezonin e festave të fundvitit.

Ajo është bërë fytyrë kryesore e markës së veshjeve për fëmijë “The Children’s Place” bashkë me binjakët e saj 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe.

54-vjeçarja bashkë me fëmijët e saj janë fytyra kryesore e linjës së rrobave për festat e fundvitit.

“‘The Children’s Place’ është një emër i njohur, dhe me të vërtetë dominon hapësirën e veshjeve të fëmijëve, kështu që unë kam qenë gjithmonë një fanse e tyre”, pohoi ajo.

“Së dyti, unë jam thjesht dikush që i pëlqejnë absolutisht pushimet. Dua të them, kjo është e qartë, por unë me të vërtetë i dua festat, veçanërisht Krishtlindjet”, ka thënë Carey.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top