Mariah Carey flet për përplasjen e saj me Eminem

Mariah Carey ka komentuar grindjen e gjatë që ka pasur me reperin Eminem.

Gjatë një loje “Plead the Fifth” në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen” të mërkurën në mbrëmje, Carey, 56 vjeçe, u pyet nëse është e vërtetë se konflikti mes tyre nisi kur Eminem, 52 vjeç, i kërkoi asaj të luante rolin e nënës së tij në filmin autobiografik të vitit 2002 “8 Mile”.

“Jo. Ose ndoshta,” iu përgjigj ajo. “Varet çfarë mendon ai. Mua nuk më intereson shumë.”

Mariah shtoi se fjalët e Eminem janë thjesht “tekste repi” dhe nuk i merr shumë seriozisht.

Në qershor, producenti Damion “Damizza” Young tha në podcast-in “TFU” se Eminem kishte menduar që Carey të luante rolin e nënës së tij alkooliste në “8 Mile”, por Carey, e cila është vetëm katër vjet më e madhe se reperi, u ndje e ofenduar dhe refuzoi ofertën. Rolin e mori aktorja Kim Basinger.

Young tha se kjo ishte shkaku që çoi në një histori të përfolur dashurie midis tyre, por Carey ka mohuar se ka pasur ndonjëherë lidhje me Eminem.

Në vitin 2002, Carey tha për Larry King: “Kam kaluar pak kohë me të, kemi folur në telefon, mendoj se kemi qenë së bashku rreth katër herë. Por nuk e konsideroj atë si lidhje.”

Përplasja e tyre u qetësua për disa vite, derisa Eminem e quajti Carey “ të çmendur” në vargun e tij në këngën “Lord Above” të Fat Joe në 2019.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top