Donald Trump u paraqit në finalen e Kupës së Botës për Klube të organizuar në Shtetet e Bashkuara me një qëllim të qartë: të zinte skenën sa më shumë të ishte e mundur, siç nuk ishte parë kurrë më parë në një ngjarje futbolli nga një president shteti.
Njohuritë e presidentit 79-vjeçar të Shteteve të Bashkuara për sportin në fjalë janë minimale, por prej muajsh ai po shfrytëzon si Botërorin që sapo përfundoi, ashtu edhe Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, për arsyen e thjeshtë se e di që futbolli është sporti më popullor në botë, gjë që – e lidhur me imazhin e tij të shpërndarë në çdo cep të planetit – do të thotë propagandë masive.
Ekspozimi i tepërt i Trump solli momente të sikletshme, si refuzimi i tij për t’u tërhequr mënjanë në momentin e ngritjes së trofeut nga lojtarët e Chelsea. Një tjetër episod i veçantë ndodhi pak para kësaj, kur Donald dhe miku i tij i ngushtë Gianni Infantino shpërblyen të gjithë protagonistët e ndeshjes së fituar nga Blues kundër PSG-së.
Maresca prezantohet me Trump nga Infantino: “Është italian”
Përballë presidentit amerikan dhe numrit një të FIFA-s doli Enzo Maresca, trajneri kampan që në vitin e tij të parë në pankinën e Chelsea fitoi Conference League dhe Kupën e Botës për Klube, duke rikthyer gjithashtu skuadrën londineze në Champions falë vendit të katërt në kampionat. Në atë moment Infantino, duke supozuar se Trump nuk kishte asnjë ide se kush ishte Maresca, mendoi t’i thoshte: “Ai është italian”. Donald Trump, megjithatë, u përgjigj me siguri: “E di, e di. Urime”. Fjalë të cilave pak kush u besoi në komentet poshtë postimit që nxori në pah shkëmbimin e fjalëve mes të dyve.Donald Trump u paraqit në finalen e Kupës së Botës për Klube të organizuar në Shtetet e Bashkuara me një qëllim të qartë: të zinte skenën sa më shumë të ishte e mundur, siç nuk ishte parë kurrë më parë në një ngjarje futbolli nga një president shteti.
Njohuritë e presidentit 79-vjeçar të Shteteve të Bashkuara për sportin në fjalë janë minimale, por prej muajsh ai po shfrytëzon si Botërorin që sapo përfundoi, ashtu edhe Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, për arsyen e thjeshtë se e di që futbolli është sporti më popullor në botë, gjë që – e lidhur me imazhin e tij të shpërndarë në çdo cep të planetit – do të thotë propagandë masive.
Ekspozimi i tepërt i Trump solli momente të sikletshme, si refuzimi i tij për t’u tërhequr mënjanë në momentin e ngritjes së trofeut nga lojtarët e Chelsea. Një tjetër episod i veçantë ndodhi pak para kësaj, kur Donald dhe miku i tij i ngushtë Gianni Infantino shpërblyen të gjithë protagonistët e ndeshjes së fituar nga Blues kundër PSG-së.
Maresca prezantohet me Trump nga Infantino: “Është italian”
Përballë presidentit amerikan dhe numrit një të FIFA-s doli Enzo Maresca, trajneri kampan që në vitin e tij të parë në pankinën e Chelsea fitoi Conference League dhe Kupën e Botës për Klube, duke rikthyer gjithashtu skuadrën londineze në Champions falë vendit të katërt në kampionat. Në atë moment Infantino, duke supozuar se Trump nuk kishte asnjë ide se kush ishte Maresca, mendoi t’i thoshte: “Ai është italian”. Donald Trump, megjithatë, u përgjigj me siguri: “E di, e di. Urime”. Fjalë të cilave pak kush u besoi në komentet poshtë postimit që nxori në pah shkëmbimin e fjalëve mes të dyve.
Një lexues buzësh zbulon frazat e presidentit amerikan
Trump kishte treguar gjithë entuziazmin e tij gjatë ndeshjes, duke u përpjekur ta transmetonte edhe te bashkëshortja e tij Melania, siç e ka evidentuar një lexues i buzëve që ka ‘deshifruar’ – për Irish Star – disa fraza të shqiptuara nga presidenti amerikan ndërsa ndodhej në tribunë: “Wow, duken të gjitha skuadrat. Janë fantastike. Fantastike”. Dhe përsëri: “Punë e shkëlqyer. Wow. Është jashtëzakonisht magjike”.
Më pas iu drejtua Melanias, duke e pyetur: “E dashur, mendon se mund të kishte qenë më mirë?”. Shtoi se ndihej “i emocionuar vetëm duke qenë në mes të gjithë kësaj”, duke i lutur më pas bashkëshortes dhe të tjerëve të pranishëm që “të shikonin gjithçka”, duke theksuar edhe një herë ndjesitë e tij: “Duket fantastike”. Asgjë strikte teknike, pra.