Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur, vetëm te Real Madrid fitoi 25 trofe

Një emër i madh jep lamtumirën. Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Realit të Madridit, Marcelo, njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Në moshën 36-vjeçare, ylli i krahut të majtë vendosi të thotë mjaft.

“Rrugëtimi im si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për gjithçka”, tha ai në një video të postuar në rrjetet sociale.

Marcelo ka luajtur te Reali i Madridit nga viti 2007 deri në 2022, duke fituar plot 25 trofe me klubin mbretëror në 546 ndeshje të luajtura. Më të rëndësishmit janë 5 trofe të Champions League dhe 6 tituj kampion në La Liga-n spanjolle.

Ish-mbrojtësi ka fituar edhe dy Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, katër Botërorë për klube dhe tre Superkupa të Europës me Realin. Klubi i fundit me të cilin Marcelo luajti ishte Fluminense, aty ku nisi karrierën si lojtar.

Me brazilianët ai fitoi Kupën Libertadores në vitin 2023, përpara se të largohej në muajin nëntor pas akordit me klubin. Marcelo ka luajtur edhe 58 ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit, ku ka fituar Kupën e Konfederatave në vitin 2013.

Medaljeve ekipore të tij u shtohen edhe bronzi në Olimpiadën 2008 si edhe argjendi në Olimpiadën e vitit 2012.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top