Marash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa një shqiptar

Tani është zyrtare: Marash Kumbulla largohet nga Roma dhe trasferohet në La Liga, te Espanyol. Formula e transferimit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare është ajo e huazimit. Daniele De Rossi nuk ka dashur të lëshojë kaq lehtë një lojtar, që te Verona magjepsi gjithë Serie A, por humbi gjithcka nën drejtimin e Jose Mourinho me transferimin në Olimpico.

Mbrojtësi qendror nuk pati shumë fat edhe kur u huazua për gjashtë muaj te Sassuolo, pasi vinte nga një dëmtim i gjatë, që po rrezikon ti kondicionojë karrierën. Kumbulla kërkon të rikthehet protagonist dhe tani ka shansin më të mirë me kalimin te Espanyol në La Liga. Katalanasit sapo janë ngjitur në elitën e kampionatit spanjoll dhe kërkojnë të mos zbresin më.

Kumbulla do të jetë një tjetër shqiptar që do të mbrojë ngjyrat bardheblu të Espanyol, edhe pse do të donte shumë që Keidi Bare të ishte ende aty, për ta patur më të thjeshtë përshtatjen me kampionatin iberik. Bare, me ngjitjen e Espanyol në La Liga, kërkoi të ndryshonte ambjent për të patur të sigurtë minutat në fushë, duke u bashkuar në këtë verë me Real Saragoza.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top