Manjati finlandez Zilliacus çmend tifozët e Inter: “Do sillja Haaland e Pedri”

Pas thirrjes sociale drejtuar Sheikut Jassim Bin Hamad Al Thani për t’iu bashkuar atij në blerjen e Inter, Thomas Zilliacus nuk ndalet. Finalndezi ka shpjeguar për ‘L’Interista’ projektin e tij se si ta sjellë klubin mes ekipeve më të mira në botë, në stilin Real Madrid. Nëse një ditë do të bëhej president, ëndrrat e tij quhen Erling Haaland dhe Pedri.

“Është e vështirë të thuash një, kështu që do të përmend dy. Në futboll duhet të fitosh ndeshje dhe duhet të shënosh gola. Për ta bërë këtë duhen sulmues shumë të mirë. Për mua, dhe nuk e them këtë vetëm sepse unë jam skandinav, Erling Haaland është një super-yll absolut. Do të doja ta shihja atë me fanellën e Inter”, shpjegoi manjati finlandez.

“Që sulmuesit të shënojnë, ata duhet të kenë njerëz në mesfushë që ua kalojnë topin – tha Zilliacus -. E është një lojtar që më pëlqen shumë dhe që gjithashtu shënon shumë. Ai është Pedri i Barcelonës. Sigurisht që nuk mendoj që as Haaland dhe as Pedri nuk janë në shitje për momentin. Por sic thashë: për çmimin e duhur gjithçka është në shitje. E kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që Inter të fitojë para, në mënyrë që klubi të ofrojë për lojtarë si ata”.

NË PRITJE TË AL THANI
Tani për tani, Al Thani ende nuk i është përgjigjur thirrjes së tij sociale. “Jam i sigurt që nuk do të përgjigjet përmes Tëitter. Por ju e dini, unë jam skandinav, vij nga një kulturë shumë e hapur komunikimi. Fillova jetën time profesionale si Shef Global i Komunikimeve për Nokia. Më pëlqen komunikimi i këtij lloji. Le të themi se kur pashë këtë lajm mendova: ‘Ok, kjo është diçka që nuk mund të mos e komentoj.’ Në rrjetet sociale, kur dikush më pyet diçka, mund të shpreh këndvështrimin tim atje. Por kur është puna në negociata serioze biznesi, aty nuk ka më asgjë publike, ato duhet të bëhen privatisht, në konfidencë. E kur të vijnë rezultatet, atëherë mund të shpallen”.

 

PROJEKTI PËR INTER
Zilliacus ilustroi edhe projektin për ta sjellë Inter në majën e botës. “Para së gjithash, mendoj se për të drejtuar një klub duhet të kuptosh futbollin. Dhe siç thashë, kam qenë lojtar, trajner dhe pronar. Mendoj se e njoh shumë mirë këtë sport. Inter ka një menaxhim të shkëlqyer, duke filluar nga Beppe Marotta, deri te gjithë ekipi, janë të mirë. Mendoj se një pronar duhet të mbështesë drejtuesit. Inzaghi është gjithashtu shumë i mirë në punën e tij. Pastaj për të ndërtuar një ekip duhet edhe diçka tjetër. Para së gjithash ju nevojiten para dhe siç thashë, unë di si t’i gjeneroj, nuk më pëlqen të ndjek stilin të PSG-së, për shembull. Unë shoh që ata vazhdimisht blejnë yje të mëdhenj, por pa krijuar një grup të vërtetë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top