Deputeti Ulsi Manja i është përgjigjur Gazment Bardhit në lidhje me interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë. Gjatë fjalës së tij në foltore, Manja ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka pranuar që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Meritonin një përgjigje se gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë pa krye. Edhe pse nuk e kemi vendimin e GJK të arsyetuar kemi një njoftim. Bardhi shkon aty ku i intereson dhe i vë pikën fjalisë. Në rastin e regjimit të imuniteteve, është rregulluar me nenin 73 të Kushtetutës. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa e pezullimit nga detyra. GJK e pranoi që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ata tuajën e thonë. Ne kemi depozituar në GJK, dhe ju e dini, për interpretimin e neni 103 të Kushtetues. Kur të vijë këtu nisma, ta bëjmë debatin kushtetues dhe juridik për ndryshimin tonë, jemi gati që t’u përgjigjemi juve se ndryshimi jonë është imuniteti iluziv. Është rregullim procedurial jo zgjerim i imunitetit. A ka të drejtë prokuroria të hetojë apo Gjykata të vendosë masa, po. E keni mbaruar juridikun në kohëra të tjera!”, tha ai.