Deborah Keçi ishte një nga nëntë të akuzuarit e operacionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës në kuadër të dosjes “5D”. Ajo është paraqitur sot në SPAK për hetimet e dosjes së drejtorëve që përfitonin tendera me kompaninë e tyre “5D Kostruktion”. Çdo të premte në orën 13:00 secili nga të akuzuarit për korrupsion me kompaninë e drejtorëve të bashkisë paraqitet për të konfirmuar masën e arrestit detyrim paraqitje.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sot ishin të gjashtë të akuzuarit e tjerë të dosjes në fjalë, pasi tre ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe janë në qelitë e burgut.
Video më poshtë:
Drejtoresha e shumësportëshit të bardhebluve është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mundjes, të cilin e ka pasur nën kontroll administratori i kompanisë private “5D” Nestor Muhametllari.
Drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i dha Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në mënyrë që ai t’i hartonte kriteret e kompanisë fituese në mënyrë që të skualifikonte të gjitha kompanitë e tjera në garë.
Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:
Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO
Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789
Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën
Deborah: joana mullara sporti2020
Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?
Nestori: Po po patjetër, nesër.

Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne ëhatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.
Kujtojmë që operacionin e SPAK për dosjen “5D” pati tre të arrestuar, ndërsa janë njohur me akuzën e masën e sigurisë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës.