Manipulimi i mediave serbe me arrestimin e policëve kosovarë: U parandalua pushtimi i territorit

Mediat serbe i kanë bërë jehonë rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe duke manipuluar me ngjarjen.

Disa prej këtyre mediave mburren më rrëmbimin e efektivëve të Kosovës, të cilët i konsiderojnë si terroristë të kryeministrit Albin Kurti.

Në artikullin e njërës prej këtyre mediave shkruhet se u parandalua një tentativë për pushtimin e Serbisë.

“Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, shkruan “Novosti”.

Kujtojmë se për rrëmbimin e tyre reagoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili e konsideroi një akt kriminal nga ana e Serbisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top