Mediat serbe i kanë bërë jehonë rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe duke manipuluar me ngjarjen.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Disa prej këtyre mediave mburren më rrëmbimin e efektivëve të Kosovës, të cilët i konsiderojnë si terroristë të kryeministrit Albin Kurti.
Në artikullin e njërës prej këtyre mediave shkruhet se u parandalua një tentativë për pushtimin e Serbisë.
“Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, shkruan “Novosti”.
Kujtojmë se për rrëmbimin e tyre reagoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili e konsideroi një akt kriminal nga ana e Serbisë.