Manea, menaxheri i Dragusin i zhgënjyer: “Nuk mund ta besoj që i tha jo Bayern”

Radu Dragusin zgjodhi Tottenham, duke i dhënë kështu fund një telenovelë të vërtetë ofertash dhe ndërhyrjesh të papritura. Mbrojtësi, për një shumë mbi 30 milionë euro i dha lamtumirën Genoa, për t’u nisur drejt Londrës. Asgjë për të bërë për Milan, Napoli e mbi të gjitha Bayern Munich, i befasuar në fund. “E kam të vështirë të besoj se ai u tha jo bavarezëve – tha menaxheri i tij Florin Manea për një portal rumun -. Ne zgjodhëm këtë mëngjes, Bayern kishte vënë në tavolinë më shumë para në tavolinë. Por ai beson se Tottenham është hapi i duhur në këtë moment të karrierës”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dragusin, që duhet t’i ketë shkaktuar një keqardhje të vërtetë Juventus që hoqi dorë shpejt prej tij duke e shitur për 7.3 milionë, largohet nga ligurët e Gilardino pas një pjese të parë të shkëlqyer të sezonit. Genoa, përveç parave, do të kenë edhe mbrojtësin e krahut Spence të huazuar nga Spurs.

“Ne menduam gjithë natën për atë që ishte oferta më e mirë pa fjetur -vazhdoi menaxheri i 21 -vjeçarit -. Milan dhe Napoli gjithashtu e donin Dragusin, por ai ëndërronte të luante në Premier League që kur ishte i ri. Tottenham në një pikë të caktuar dukej larg, por bëri përpjekje të mëdha për të marrë Radu”, sqaroi Manea.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top