Manchester United ka zgjedhur zëvendësuesin e Erik Ten Hag, i cili u shkarkua pas humbjes në Premier League kundër West Ham. Bëhet fjalë për është Ruben Amorim, aktualisht trajner i Sporting Lisbon. Në orët e fundit, kanë filluar negociatat me klubin portugez për të liruar 39-vjeçarin, i cili tashmë ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”. Për të është planifikuar një kontratë deri në vitin 2027 me një pagë prej rreth 7-8 milionë euro në sezon. Sonte United do të dërgojë tre përfaqësues në Portugali për të finalizuar marrëveshjen me trajnerin, i cili mund të drejtojë Sporting për herë të fundit në ndeshjen e kupës.
As Xavi, as Frank: anglezët kanë vendosur të përqendrohen te Amorim për të rigjallëruar sezonin pas një fillimi të dobët. Megjithatë, United do të duhet të paguajë miliona për të liruar ish-trajnerin e Braga dhe Belenense. Sipas mediave portugeze, klauzola e lirimit është rreth 20 milionë euro, ndërsa në Angli mendojnë se shuma është “vetëm” 10 milionë euro. Sporting Lisbon ndërkohë ka zgjedhur tashmë trajnerin e ri: Joao Pereira, i cili aktualisht drejton ekipin B.
Duke pasur parasysh zhvillimet e shpejta, Ruud Van Nisterlooy, i emëruar si trajner i përkohshëm, mund të drejtojë United vetëm për një ndeshje, atë kundër Leicester të mërkurën në Kupën e Ligës. Të dielën, kundër Chelsea (ora 17:30), Amorim mund të jetë ulur në pankinë për një debutim të zjarrtë.
Me Ruben Amorim që duket se po shkon drejt pankinës së Manchester United, Sporting Lisbon ka nisur kërkimet për zëvendësuesin. Sipas mediave portugeze, favoriti është Joao Pereira, aktualisht trajner i ekipit B të Sporting.