Manchester United raportohet se po kërkon yllin italian për 100 milionë euro

Manchester United është gati që të hyjë në garë për shërbimet e Sandro Tonali-t, ndërsa klubi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin e Newcastle.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Djajtë e Kuq” konsiderohen si favoritë për të marrë shërbimet e mesfushorit italian, i cili në këtë sezon është dalluar me lojën e tij për bardhezinjtë.

Për 25 vjeçarin interes ka edhe nga Italia, me Juventusin që e dëshiron ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm. Një ndikim të madh në transferimin për “Djajtë e kuq” do të ketë suksesi i ekipit në Ligën e Europës dhe më pas kualifikimi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, bashkë me përfitimet financiare që kjo sjell.

Italiani është një mesfushor që dallohet për teknikën dhe formën fizike të tij, ndërsa bashkëpunimi me Bruno Guimaraes në mesfushën e Newcastle ka qenë mjaft i suksesshëm.

Bardhezinjtë kanë dy fitore me “Djajtë e kuq” në këtë sezon, ku kontribut në këto suksese ka pasur edhe italiani. Por vështirë që Newcastle të heqë dorë nga 25 vjeçari, pavarësisht ofertës së lartë. Tonali në 33 takime në Premier Ligë në këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka dhënë edhe dy asiste.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top