Manchester United nxjerr jashtë skuadre Garnacho: Amorim i ka kërkuar të largohet

Humbja në finalen e Europa League ka tronditur të gjithë ambientin te Manchester United, që tashmë po përpiqet të rikompozojë veten duke bërë rregullime brenda skuadrës. Janë të paktë ata që e kanë vendin e sigurt dhe mes tyre nuk është Alejandro Garnacho: argjentinasi dukej në largim që në merkaton e fundit dimërore, kur pati një interesim konkret nga Napoli, por këtë herë është vetë Ruben Amorim ai që ia ka mbyllur derën, duke i bërë të qartë se nuk e dëshiron në skuadër.

Sipas The Athletic, trajneri portugez ka konfirmuar lojtarët e tij të pazëvendësueshëm, duke e lënë jashtë sulmuesin e ri, i cili tani duhet të kërkojë një skuadër të re. Ai nuk do të largohet për më pak se 60 milionë euro, një shifër e rëndësishme që do t’i lejonte Red Devils të rikuperonin shpenzimet dhe të kishin më shumë buxhet për merkaton.

Garnacho nuk do të qëndrojë te United

Kjo tashmë është një gjë e sigurt, pasi trajneri nuk ka ndërmend ta mbajë argjentinasin edhe për sezonin e ardhshëm. Pas humbjes në finalen kundër Tottenhamit, Amorim foli me të gjithë skuadrën: pozita e tij në pankinë është e qëndrueshme dhe nuk do të largohet, por disa nga hierarkitë e tij do të rishikohen thellësisht. Portugezi konfirmoi thuajse të gjithë lojtarët e tij gjatë një fjalimi në fushën stërvitore, por Garnachos i tha të gjente një skuadër të re.

Ai është një nga të paktët që është nxjerrë jashtë për arsye teknike, një sinjal që ishte ndier edhe para finales. Amorim e mbajti në stol, megjithëse në Europa League ishte titullar fiks, dhe tani i ka komunikuar hapur se është përjashtuar nga grupi. Klubi nuk ka ndërmend ta shesë lirë, pa marrë çmimin e duhur për kartonin, por dëshira e të gjithëve është që ndarja të ndodhë në fund të sezonit, duke përfituar edhe nga fakti që disa klube europiane janë shfaqur të interesuara për Garnacho.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top