Manchester United, nisja më e keqe në 60 vjet: lëkundet pankina e Ten Hag

 

Në Angli ka shpërthyer stuhia rreth Manchester United, i eliminuar dje nga Carabao Cup me një 0-3 poshtëruese në Old Trafford ndaj Newcastle. Trisi i dytë radhazi pas atij të pësuar në derbin me Manchester City. Në 15 ndeshjet e para të sezonit, Red Devils kanë grumbulluar tashmë 8 humbje, duke e bërë fillimin e tyre më të keq që nga sezoni 1962-63. Për më tepër, ata kanë humbur 5 nga 10 ndeshjet në shtëpi, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1930-31. Mediat dhe komentuesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar dhe kërkojnë kokën e teknikut Erik Ten Hag. Shkarkimi i tij, megjithatë, do t’i kushtonte United 17 milionë euro dhe për këtë arsye drejtuesit me sa duket hezitojnë.

I teti në kampionat, 11 pikë prapa liderit Tottenham, vetëm 3 pikë në 3 ndeshje në Champions League dhe jashtë Carabao Cup. Sezoni sapo ka filluar dhe tashmë duket i kompromentuar për Manchester United. Një tjetër dështim për një ekip që po vuan për të ringjallur fatet e tij dhe vazhdon të zhgënjejë pavarësisht investimeve të mëdha të bëra. Ten Hag përfundoi në bankën e të akuzuarve, pasi duket se nuk ka më mbështetjen e pakushtëzuar të drejtuesve dhe senatorëve. Menaxhimi i hekurt i rreshterit të dhomës së zhveshjes nuk i pëlqen askujt.

TITULLI I FUNDIT ME SIR FERGUSON
Tifozët, të cilët kanë qenë në një front lufte për vite me Glazers, pronarët mazhoritërë të klubit, tani janë të dëshpëruar dhe kanë hequr dorë nga një tjetër sezon i dështuar. Titullu i fundit i Premier League nga United ka qenë në vitin 2013 me Sir Alex Ferguson në detyrë. Pastaj vetëm trofe të vogla, shumë pak për një klub që dikur dominonte në Angli dhe gjithashtu kishte fjalën e tij në Champions.

Ten Hag sigurisht që ka gabimet e veta, por janë gjithmonë lojtarët ata që hyjnë në fushë. Onana po rikuperohet pas një fillimi zhgënjyes që kushtoi disa pikë, Rashford ka shënuar vetëm një gol dhe është hija e lojtarit të admiruar sezonin e kaluar. Pastaj, blerja e madhe Hojlund ende nuk ka shënuar, Mount nuk ka ende ndikim dhe Amrabat ka përfunduar tashmë në shënjestër të tifiozëve.

ALIBIA QË E SHPËTON
E vetmja alibi që mban, për trajnerin holandez, është ajo e dëmtimeve të shumta, veçanërisht në mbrojtje. Aty është rikthyer i kontestuari Maguire, që po formon dyshen në qendër me Lindelof dhe Evans, dy lojtarë të mirë, por asgjë më shumë. Me Sancho jashtë skuadrës, Anthony një fantazmë e kushtëzuar nga akuzat për dhunë nga ish-i i tij dhe Martial në rrugën drejt perëndimit, në sulm mund të shpëtohet vetëm kapiteni Bruno Fernandes. E gjërat nuk janë më mirë as në mesfushë: Casemiro dhe Eriksen janë të afërm të largët të kampionëve të së kaluarës. E vetëm McTominay spikat mes mediokritetit të përgjithshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top