Manchester City kërkon disa transferime të mëdha në janar pas krizës për rezultate

Manchester City nuk po kalon një sezon të mirë dhe përforcimet në afatin kalimtar të janarit janë mëse të nevojshme.

Citizens kanë mbetur shumë mbrapa garës për titull në Angli, derisa Pep Guardiola synon që të përforcojë ekipin që të jetë skuadër konkuruese në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka identifikuar shtatë nënshkrime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, teksa synojnë të ndryshojnë sezonin e tyre, sipas Daily Mail.

Objektivat përfshijnë Joshua Kimmich të Bayern Munich, Ederson të Atalantas dhe dyshen e Crystal Palace, Adam Wharton dhe Marc Guehi për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.

Në repartin ofensiv, Omar Marmoush i Eintracht Frankfurt, Jonathan David i Lille dhe Liam Delap, me një klauzolë kthimi, janë në shqyrtim.

City do të nënshkruajë gjithashtu Claudio Echeverri të River Plate, megjithëse ai pritet të kalojë pjesën tjetër të sezonit duke u integruar në skuadër.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top