Manastirliu- Zhupës: Je njeriu më në hall për një karrige

Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun lidhur me vrasjen e Martin Canit dhe sigurinë në shkolla.

Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se Zhupa, sipas saj duke përdorur gjuhë urrejtje, është shembulli më i keq që mund tu jepet fëmijëve dhe prindërve. Ajo tha më tej se rasti i vrasjes së 14-vjeçarit u përdor nga opozita për politikë.

“Gjuha e urrejtjes, fyerje, kanosja me fjalë janë shembulli më i keq që mund t’u japim fëmijëve dhe t’u bëjmë prindërve dhe qytetarë. Në nisje të interpelancës së kaluar fyet rëndë një koleg të nderuar të këtij Kuvendi, Po të drejtohem si grua si nënë si qytetarë, t’i tregove se interesi yt nuk ishte për ngjarje, apo të jepje kontribut që problemet të gjejnë zgjidhje. T’i kishe kërkuar një interpelancë urgjente dhe përdore këtu një gjuhë fyese. Qytetarëve andej nga anët tuaja u ka ardhur turp kur të kanë dëgjuar. Mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp që të kanë dëgjuar. U ngrite në Foltore për të trajtuar problemin dhe u bërë vetë problemi. Tregove se je njeriu më në hall për një karrige. Dhimbjet e tyre s’mund të ktheni në një cirk politik”, tha Manastirliu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top