“Man Utd i ofroi pankinën teknikut Inzaghi menjëherë”: prapaskena e bujshme e Palmeri

Qëndrimi i Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, pavarësisht deklaratave sipërfaqësore, vazhdon të varet nga një fije shumë e hollë. Barazimi i arritur në minutën e fundit në fushën e Portos në Europa League (për më tepër falë Maguire, një prej lojtarëve të “eliminuar” nga formacioni titullar nga holandezi), nuk ndryshoi mendjen e drejtuesve të klubit anglez i cili në këto ditë vazhdon të hetojë merkaton e trajnerëve. E një lajm i bujshëm vjen nga gazetari italian Tancredi Palmeri.

Sipas mediave angleze, shumë profile janë kontaktuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq, të cilët megjithatë kanë vënë në krye të listës së favoritëve trajnerin aktual të Inter, Simone Inzaghi. Deri pak ditë më parë flitej për një lëvizje të vërtetë të planifikuar për në qershor, por orët e fundit gazetari Tancredi Palmeri foli për një “ofertë me efekt të menjëhershëm”.

MANCHESTER UTD E KËRKON MENJËHERË
Tashmë dihet mirë se emri i teknikut Simone Inzaghi është më se i popullarizuar në Old Trafford. Por drejtuesit e Manchester United kanë shkuar aq larg sa t’ia ofrojnë menjëherë pankinën trajnerit të Inter. E kjo është një risi absolute. Lajmin e ka dhënë gazetari i Sportitalia, i cili saktëson edhe se si propozimi i Djajve të Kuq mori një përgjigje të menjëhershme.

“Ditët e fundit, Manchester United i kishte ofruar teknikut Simone Inzaghi që të merrte rolin e menaxherit me efekt të menjëhershëm gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve”, ka shkruar Palmeri në profilin e tij në X. Sipas gazetarit, tashmë trajneri piacentin i ka kthyer përgjigjen e tij anglezëve: “Inzaghi refuzoi”, përfundon tweet-i.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top