Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

Në shtëpinë e Newcastle vazhdon të jetë temë e nxehtë çështja “Isak”. I kërkuar prej javësh nga Liverpool, sulmuesi suedez i ka komunikuar klubit dëshirën për të ndryshuar ambient. Në mendjen e tij janë pikërisht “Reds” si destinacioni kryesor ku do të donte të transferohej.

Megjithatë, “Magpies” kanë refuzuar tashmë një ofertë prej rreth 140 milionë eurosh, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari pa siguruar më parë një zëvendësues, me Benjamin Šeško si emri kryesor në listë.

Sidoqoftë, nuk është vetëm Liverpool-i në garë për Isak. Sipas asaj që raporton “The Sun”, edhe Manchester United po e ndjek nga afër situatën.

“Djajtë e Kuq” e kanë futur Isak në një listë të ngushtë sulmuesish të mundshëm për të ardhmen, ku përfshihen Sesko dhe Ollie Watkins, për ta rindërtuar repartin ofensiv pas afrimeve të Matheus Cunha nga Wolverhampton dhe Bryan Mbeumo nga Brentford.

Sipas të njëjtit burim britanik, Manchester United është i gatshëm të arrijë shifrën e 170 milionë eurove, aq sa kërkon Newcastle për ta lënë të lirë Isak. Një ofertë gjigande, që mund të përmbysë merkaton dhe planet e Liverpool-it, i cili mbetet gjithsesi destinacioni më i dëshiruar nga sulmuesi suedez.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të reja, apo nëse ajo e Manchester United do të mbetet thjesht një ide, por ndjesia është se në Premier League po përgatitet një tjetër “ankand” prej qindra milionësh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top