Man.City, Guardiola ka në dispozicion 200 mln € për objektivat e merkatos

Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 200 mln euro për të shpenzuar në merkaton verore në kuadër të përforcimit të skuadrës së tij.

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur t’i dhurojnë këtë shumë teknikut spanjoll për t’i “blinduar” edhe më shumë kampionët në fuqi të Anglisë, Europës dhe Botës.

Objektivi i parë është Lucas Paqueta i West Hamit, shërbimet e të cilit City i kërkoi edhe në fundin e verës së kaluar. Por marrëveshja mungoi.

Braziliani, i cili në Premier League ka shpërthyer duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit londinez, pëlqehet shumë nga Guardiola. Por jo vetëm ish-milanisti.

Në listën e trajnerit katalanas ndodhen edhe emra si Jamal Musiala (Bayern Munich) dhe Bruno Guimaraes (Newcastle).

Lexo edhe:
“Në futboll ka diçka që quhet mbrojtje”, Henry: Reali ishte skuadra më e mirë!
Champions/ Man.City dorëzon trofeun, Reali kalon në gjysmëfinale falë penalltive
Por edhe Joao Neves, 19-vjeçari i talentuar i portugezëve të Benfikës, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes.

Neves debutoi edhe me kombëtaren e Portugalisë gjatë tetorit të vitit të kaluar. Deri tani numëron pesë performanca me skuadrën luzitane.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top