Mamaja e Jennifer Lopez: Jam lutur që të rikthehej me Ben Affleck

Nëna e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodriguez, ka rrëfyer se çfarë mendon për kthimin e vajzës së saj te Ben Affleck. Edhe pse tashmë thuhej se Guadalupe e miratoi dhe festoi martesën mes të dyve, tashmë ka qenë vetë ajo që ka shpjeguar dhe ka treguar se dëshirat e saj janë plotësuar.

Lopez, e cila shkoi në shfaqje për të promovuar filmin e saj të ardhshëm, “The Mother”, ishte gjithashtu në xhirime me Guadalupe. “E dija se ata do të ktheheshin gjithmonë bashkë, sepse jam lutur për 20 vjet”, zbuloi mamaja në episodin e së mërkurës më 3 maj të emisionit US Today. Vlen të kujtohet se dasma mes dyshes e planifikuar për vitin 2003 nuk ndodhi kurrë. Megjithatë, në pranverën e vitit 2021, çifti ringjallën romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022.

JLo foli edhe për albumin e saj të ardhshëm, This Is Me…Now. Kam bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në jetën time gjatë 20 viteve të fundit dhe mendoj se jam rritur shumë”, tha ajo. “Albumi me të vërtetë ka të bëjë me kapjen e atyre momenteve në kohë. Të dashurohesh dhe të jetosh atë moment, dhe 20 vjet më vonë të përpiqesh të kapësh se cili ishte ai moment, që ishte diçka shumë ndryshe”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top