Malpensa, aeroporti më i madh i Milanos do të marrë emrin e Berlusconit

Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, njoftoi ndryshimin në mediat sociale, duke shkruar: “Lajm i mirë: Aeroporti Malpensa i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconit”.

Sipas Salvinit, zyrtarë nga rajoni i Lombardisë, ku ndodhet aeroporti, bënë një kërkesë për ta riemërtuar atë një vit më parë. Së fundmi, bordi i drejtorëve të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil të vendit e miratoi. Megjithatë, është e paqartë ende se kur saktësisht Malpensa, që ofron fluturime në 180 destinacione në 77 vende, do të riemërtohet zyrtarisht.

Berlusconi, një miliarder që dikur e përshkroi veten si “Jezu Krishti i politikës”, vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshën 86-vjeçare. Ai u zgjodh tri herë kryeministër dhe shërbeu për gjithsej nëntë vjet, më shumë se kushdo tjetër. Por vendimi për të riemërtuar aeroportin për nder të tij, ka hasur në zemërimin e disa italianëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top