Malltezi: Prej 20 muaj mbahem në arrest shtëpi me urdhër të Ramës dhe Ballës

Anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka zbuluar ditën e sotme letrën që ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dy javë më parë, si shtesë për kërkesën për heqje të masës së sigurisë.

Në letrën drejtuar GJKKO, Malltezi shprehet se prej thuajse 20 muajsh me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe prokurorëve po mbahet në arrest shtëpie.

Ai thekson se ky proces është një farsë politike e ngritur sipas tij me porositë e Gabriel Escobar dhe Yuri Kim. Malltezi shprehet se procedimi penal nisi me kallëzimin “e rremë” të Taulant Ballës.

“Edhe sot që kanë shpenzuar miljona lekë dhe energji qoftë në Arkiv të Shtetit dhe qoftë duke marrë dhjetëra mijëra faqe nga Arkivat Italiane, SPAK ndonëse faktoi se Taulant Ballës kreu kallzim të rremë, sërisht refuzon të nisë procedim penal.”,shprehet Malltezi ndër të tjera në letrën drejtuar gjykatës.

Ai shprehet se në këtë proces nuk ka fakt penal, nuk ka asnjë dëm, por shton se “ka vetëm kthim të sendit të vjedhur nga shteti tek qindra pronarët legjitimë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top