Mallkimi i Kane, asnjë trofe i rëndësishëm në karrierë: “Një tjetër rast i humbur”

Një tjetër finale e humbur, një mallkim që vazhdon. Harry Kane edhe një herë iu afrua ngritjes së trofeut të parë të karrierës së tij, por kapiteni i Anglisë – i zëvendësuar pas një ore lojë – e pa ëndrrën të shuhej katër minuta nga fundi. Ishte Spanja ajo që festoi në Euro 2024 dhe për Kane një tjetër zhgënjim: “Një humbje vërtet e vështirë për tu pranuar, duke qenë se pësuam gol në fund – komentoi sulmuesi i Bayern Munich -. Ishte një ndeshje e vështirë, por u treguam të aftë të riktheheshim në lojë… pastaj u befasuam nga një krosim dhe gjithçka mori fund”.

Me atë të Gjermanisë, është kampionati i dytë europian i humbur në finale për Kane dhe Anglinë: “Një mundësi e humbur – pranoi kapiteni anglez – sepse nuk është kurrë e lehtë të luash në një finale. Mundësia duhet kapur kur vjen dhe përsëri nuk e bëmë. Të dhemb, jashtëzakonisht shumë dhe do të jetë e dhimbshme për një kohë të gjatë. Donim të fitonim për Southgate, tani ai do të marrë kohë për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë për të ardhmen”.

Kane mund të ngushëllohet me faktin që me 3 gola ishte një ndër 6 shënuesit më të mirë të Euro 2024. As kapiteni i Anglisë e as Dani Olmo nuk mundën të shënonin në finale, për të rrëmbyer Këpucën e Artë, kështu që duhet ta ndajnë lavdinë edhe me Gakpo, Schranz, Mikautadze dhe Musiala.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top