Mallkimi i Drake ka rënë edhe mbi Sinner. Tifozët e italianit e kishin frikësuar këtë që kur reperi njoftoi se kishte vënë bast 300 mijë dollarë për fitoren e US Open nga Jannik. Nga ana tjetër, precedentët flasin qartë: shumë herë amerikani kishte zgjedhur “kalin” e gabuar duke përfunduar duke humbur shumë para. Një prej tyre kishte përfshirë pikërisht Sinner, protagonist në finalen e US Open 2024 kundër Fritz. Në atë rast, Drake kishte bastuar për kalifornianin. Rezultati? Fitore e pastër e atij që tani është numri dy në botë, në tre sete.
Me pak fjalë, të dielën Drake nuk i solli fat italianit Sinner: janë të shumta bastet e gabuara të 38-vjeçarit. Ndër më kryesoret kujtohen 355 mijë dollarët e vënë për Tyson që sfidonte Paul (fitoi ky i fundit) dhe kombinimi i rezultateve që daton në vitin 2022 me në qendër dy ndeshje, pra Arsenal-Leeds dhe Real-Barcelona. Për të prishur gjithçka ishte fitorja e blancos (3-1 rezultati përfundimtar), me këngëtarin që përkundrazi kishte vënë gjithçka mbi katalanasit.