Maldini e Massara u përzunë nga Milan: skuadra e tërbuar me presidentin e merkato e bllokuar

Lamtumira e papritur e Maldini dhe Massara pas takimit me Cardinale tronditi ambientin e Milan. Dhomat e zhveshjes u befasuan nga vendimi i pronësisë. E për më tepër merkato e avancuar e drejtuesve të larguar për momentin është bllokuar. Milan tani rrezikon të humbasë stabilitetin që kishte gjetur në fazat e fundit të kampionatit. Pasi skuadra reagoi ndaj humbjes në euroderbin e Champions, vendimi i Cardinale për të ndarë rrugët me dyshen Maldini-Massara e ktheu mjedisin në krizë.

Ndarja është rezultat i distancave në planifikimin e sezonit të ardhshëm. RedBird është i pëknaqëur me rezultatet e marra nga Pioli në një sezon në të cilin Milan erdhi si kampion në fuqi i Italisë. Vendi i katërt (i pesti nëse Juventus nuk do të ishte penalizuar), eliminimi në 1/8 në Kupën e Italisë dhe derbi i Champions League ndikuan në zgjedhjen e pronësisë. Në të njëjtën mënyrë, edhe merkato e dështuar – De Ketelare, Origi, Adli – nuk i ka pëlqyer presidentit Cardinale.

DHOMAT E ZHVESHJES TË TRAZUARA
Të parët që preken nga kjo zgjedhje janë padyshim lojtarët. Secili prej tyre ishte i lidhur me Maldini dhe Massara ose u mor nga dyshja drejtuese. Disa anëtarë të Milan janë në fakt shumë të mërzitur nga situata e krijuar në Milanello. Një mbi të gjithë Rafael Leao, që komentoi atë që ndodhi me një emoji të dyshimtë në rrjetet sociale. Përpjekjet e drejtuesve e kishin bindur që të rinovonte deri në vitin 2028 kur shpresat ishin minimale. Mbi të gjitha, marrëdhënia me ish-mbrojtësin Maldini ishte e shkëlqyer. E lamtumira e tij mund ta shtyjë portugezin Leao të rishikojë qëndrimin e tij në Milano.

Edhe Sandro Tonali, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-mbrojtësin, është mërzitur. Më në fund, edhe Theo Hernandez dhe Maignan, të zgjedhur dhe të kërkuar me këmbëngulje nga Maldini, e gjejnë veten pa personin referues brenda drejtuesve.

 

MERKATO E BLLOKUAR
E pastaj është çështja e merkatos. Maldini e Massara kishin lëvizur në treg dhe ishin shumë pranë mbylljes së 3 goditjeve për sezonin e ardhshëm. Kamada, Loftus-Cheek dhe Arnautovic ishin një hap larg Milan dhe mungonin vetëm takimet e fundit. Por situata e krijuar dje hodhi në erë axhendën e menaxhimit. E për të kuptuar se çfarë do të ndodhë priten lëvizjet e ardhshme të shoqërisë.

Megjithatë, nuk është e sigurt se tre lojtarët mbeten të mendimit se duan të vishen kuqezinj. Marrëveshjet ishin bërë me dyshen Maldini-Massara dhe tani që duhet të kuptohen me dikë tjetër, duan garanci të reja. Zgjedhja e Cardinale është e diskutueshme, veçanërisht për kohën dhe mënyrën.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top