Makina ku udhëtonte ra në humnerë, 30-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Esat Xherri, 30-vjeçari i cili u përfshi në një aksident të rëndë dy ditë më parë, pasi makina ku udhëtonte ra në humnerë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Esat Xherri mbeti i plagosur rëndë në aksidentin rrugor që ndodhi mesditën e të dielës në fshatin Zdrajsh të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ndodhi për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top