“Maji muaji perfekt”, Jorgo Pulla bën parashikimin: Shenjat që do u “shkëlqejë fati”

Astrologu Jorgo Pulla, i ftuar në Euronews, bëri parashikimin e muajit maj për 12 shenjat e zodiakut. Ai tha se maji do jetë muaji perfekt për ata që e kuptojnë.

Ndër të tjera Astrologu tregoi se cilat do të jenë shenjat që “fati do u shkëlqejë” në këtë muaj të fundit të pranverës.

“Binjakët, shigjetarët dhe gaforret” do të jenë shenjat të cilat do të kenë ndikimin më të madh pozitiv përgjatë këtij muaji sipas astrologut Pulla.

Parashikimi për muajin maj për 12 shenjat

Dashi- Do dalë nga problemet që ka pasur deri më tani, si ato ekonomike edhe ligjore. Është një muaj pozitiv për Dashin. Në çështjet shpirtërorë, ata që kanë pasur marrëdhënie problematike, do i zgjidhin. Mund të kenë edhe shtime në familjet e tyre.

Demi- Duhet të tregojë mirënjohje. Mund të fitojnë një lotari të papritur, është periudhë e rëndësishme të mbani kartat tuaja më sekrete, keni një “As nën mëngë” që do e shfaqni pas datës 17. Ka ndikim favorit sidomos për ata që merren me komunikimin dhe me mediat. Në anën shpirtërore, lidhjet e ndara duket se do rregullohen. Është momenti më i mirë i mundshëm për stabilizim.

Binjakët- Do arrijnë majat nëse punojnë në grup. Sa i përket emocioneve dhe mundësive, do kenë ndikime të mëdha me palët e treta. Jupiteri do nisë gjëra shumë të mëdha. Në fushën e dashurisë është një moment i mirë për lidhjet me luanë, ujor dhe me dash, moment i mirë për të stabilizuar jetën e tyre.

Gaforrja- Do të fitojnë të drejtën e tyre. Në këtë muaj duhet të kenë kujdes nga konfliktet, por nga datata 7, 8 dhe 18 duhet të jenë të vëmendshëm sepse do zgjidhin padrejtësitë e bëra ndaj tyre. Do kenë një ofertë shumë të rëndësishme në punë, ose do kenë një ndryshim tjetër në punë. Kushtojini vëmendje shëndetit. Në dashuri, do arrini atje ku doni. Lidhjet më të mira për tu krijuar tani janë me bricjapin, demin dhe me akrepin.

Luani: Muaji fillon me premtime të mëdha. Do kenë mundësi, energji, në aktivitetet e tyre profesionale, Hëna e re ndikon në iniciativa të reja. Do kenë fitime të mëdha financiare. Në fushën sentimentale, do zgjidhin problemet që kanë pasur.

Virgjëresha- Jepini shtysë asaj që keni në dorë tani në fushën e punës dhe të drejtësisë. Në fushën e punës, nuk kanë marrë seriozisht një ofertë të muajit janar, duhet ta pranojnë tani edhe pse u duket sikur janë mirë në punë, por do u duhet ta ndryshojnë. Në fushën ekonomike do i zgjidhin tani. Kanë ca çështje ortakërie me peshk, që do shikojmë se si do zgjidhet. Në fushën e dashurisë, është mundësi shumë e mirë për të stabilizuar jetën e tyre.

Peshorja- Duhet të flasin për gjërat që i shqetësojnë. Të kenë kujdes ata që kanë pasur probleme me ligjin. Duhet të kenë kujdes me disa çështje financiare të përbashkëta. Në anën shpirtërore, një lidhje e largët është shumë e afër tani.

Akrepi- Do kenë shumë fat deri më datë 25. Do kemi akrep në çështje drejtuese. Nuk duhet të nxitohen sepse mund të prishin imazhin. Mund të marrin një punë të dytë e të lëvizin nga Shqipëria. Në çështjet shpirtërore, të kenë kujdes me ujorët.

Shigjetari- Kanë ndikimin më fantastik. Do kenë para, role të rëndësishme dhe ekonomi. Në këtë muaj do arrijnë majat. Do kenë çështje shumë të mëdha në punë. Në dashuri, janë pak fajtor, por do kenë martesa në lidhjet me binjak, peshk dhe akrep.

Bricjapi- Gjeni mënyrën për të dalë nga presionet familjare dhe të biznesit. Do zgjidhin çështje ligjore dhe familjare, por do stabilizojnë edhe ekonominë. Sa i përket dashurisë është momenti më i mrië për lidhjet me gaforre, virgjëreshe dhe dash.

Ujori- Do kenë lëvizje dhe momente të bukura. Prisni një pasardhës. Gjithashtu do fitojnë një çështje që lidhet me pronësitë e paluajtshme. Në dashuri, kohë e mirë për lidhjet me binjakët, peshoret dhe arrin majat me peshk.

Peshqit- Kujdes shpenzimet impulsive. Bëni pak pushim, pasi jeni shumë të lodhur. Do keni kontakte të mira që do u jap mundësi për karrierë. Në dashuri shkoni mirë me shigjetarin, ndërsa me gaforren është idealja.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top