Maignan, rinovim ose lamtumirë: largimi i Maldinit peshon në të ardhmen e portierit

Mike Maignan është në një udhëkryq në përvojën e tij te Milan. Një rinovim me kuqezinjtë, apo ofertën e Chelsea që është në tavolinë? Lamtumira e Paolo Maldini mund të rëndojë në të ardhmen e portierit. Parashikohet të jetë një verë e gjatë për Magic Mike. Portieri i Milan është një nga më të mirët në botë në rolin e tij për momentin. E kjo qartazi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

I pari mbi të gjithë është Chelsea. Klubi londinez i ka thënë tashmë dy portierëve të tyre, Kepa dhe Mendy, se nuk do të ketë vend për ta në skuadrën e Pochettino. E kështu Blues janë gati të nisin sulmin për Maignan. Por londinezët nuk janë i vetmi klub që do të lëvizë për të sjellë portierin francez mes shtyllave të tyre.

RINOVIM EDHE PA PAOLO MALDINI
Milani, megjithatë, nuk heq dorë. Kuqezinjtë nuk duan të humbasin një prej lojtarëve më të mirë dhe kanë përgatitur ofertën e rinovimit. Portieri francez aktualisht fiton 2.8 milionë në vit dhe shkon në skadencë në vitin 2026. Klubi kuqezi ka gati një kontratë 5 milionë euro për ta bindur francezin dhe për t’i treguar besimin e Milan. Kuqezinjtë duan që ai të jetë në qendër të projektit teknik të klubit, i barabartë me Leao dhe Hernandez.

 

Portugezi tashmë ka rinovuar deri në vitin 2028 pak ditë para lamtumirës së Paolo Maldinit. Mungesa e ish-mbrojtësit të Milan në fushën teknike mund të ndikojë në zgjedhjen e Maignan. Portieri kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Maldinin dhe largimi i tij mund ta bëjë portierin të shqyrtojë me një sy më të mirë ofertat nga jashtë. Është e qartë se vullneti i Milan është të mbajë të gjithë lojtarët kryesorë në skuadër. Por është po aq e qartë se nëse oferta të forta mbërrijnë për Magic Mike ose Hernandez, do të ishte e vështirë t’i mbante ata. Qoftë edhe vetëm për faktorin ekonomik.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top