Maduro del sot para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për “narko-terrorizëm”

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë sot para gjykatës në Nju Jork. Sipas drejtësisë amerikane, Maduro akuzohet për “narko-terrorizëm” dhe për futje të sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara.
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit venezuelian do të drejtohet nga një figurë e rëndësishme e drejtësisë amerikane: Alvin Hellerstein, 92 vjeç, hebre ultraortodoks, një nga gjyqtarët më me përvojë në SHBA.

Akuzat ndaj Nicolás Maduro-s
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se ndaj Maduro-s janë ngritur disa akuza të rënda, përfshirë:

komplot për narko-terrorizëm,
komplot për import të kokainës në Shtetet e Bashkuara,
posedim të armëve automatike dhe mjeteve shpërthyese,
komplot për posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese kundër SHBA-së.
Autoritetet amerikane theksojnë se në Distriktin Jugor të Nju Jorkut parashikohet edhe dënimi me vdekje për disa krime federale të rënda, përfshirë terrorizmin. Procesi ndaj ish-presidentit venezuelian pritet të tërheqë vëmendje të madhe ndërkombëtare, për shkak të peshës politike dhe juridike të çështjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top