Madonna feston ditëlindjen e saj të 67’të në Itali me partnerin 29-vjeçar

Këngëtarja e njohur Madona festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj, përcjell Gazeta Metro.

Ajo udhëtoi drejt Sienës për të përmbushur një ëndërr të kahershme, të shihte garën me kuaj Palio. Ajo u shoqërua nga partneri i saj 29-vjeçar, si dhe nga vajzat e saj, Mercy dhe Lourdes.

Madona postoi një video nga pushimet në Instagram të hënën, ku shpjegoi se “Ëndrra ime për shumë vite ka qenë të shikoj garën me kuaj Palio në Siena, e cila është mbajtur në ditëlindjen time, më 16 gusht, që nga viti 1482!!”

Më pas ajo shtoi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë!! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.”

Në video shihet familja e Madonnës duke kërcyer me vendasit, duke parë garën dhe duke shijuar një shfaqje fishekzjarrësh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top