Macron pret udhëheqësit europianë në Paris, Zelensky darkë zyrtare

Presidenti francez Emmanuel Macron do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Elysee, mbrëmjen e së mërkurës, “për një takim të ndjekur nga një darkë pune”.

Kreu i shtetit – saktëson presidenca – “do t’i përsërisë Presidentit Zelensky se Franca do ta bëjë prioritetin e saj absolute, vazhdimin dhe forcimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën”.

Ndërkohë të enjten presidenti Macron do të presë liderët evropianë, përfshirë edhe homologun ukrainas në Paris më 27 mars, për të diskutuar mbi procesin e paqes në Ukrainë.

Pjesëmarrësit do të përfshijnë “koalicionin e të gatshmëve”, një grup vendesh që janë zotuar të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të ardhshme në Ukrainë. Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Paris këtë të enjte.

“Ne do të finalizojmë punën tonë për mbështetjen afatshkurtër për ushtrinë ukrainase, për mbrojtjen e një modeli të qëndrueshëm të ushtrisë ukrainase për të parandaluar pushtimet ruse dhe më pas për garancitë e sigurisë që ushtritë evropiane mund të ofrojnë,” tha Macron në fund të takimit të Këshillit Evropian më 20 mars.

Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer janë shfaqur si zërat kryesorë të Evropës në procesin e paqes Rusi-Ukrainë, duke lobuar te Presidenti i SHBA, Donald Trump për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën dhe duke organizuar një koalicion aleatësh perëndimorë për të monitoruar një armëpushim të ardhshëm.

Bisedimet e ardhshme në Paris do të pasojnë samitet e fundit të organizuara nga Franca dhe MB, duke përfshirë një samit virtual, i cili u zhvillua më 15 mars. Gjatë samitit, udhëheqësit pjesëmarrës diskutuan planet për të dërguar një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. /ANSA

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top