Macron mesazh Kinës: “NATO mund të vijë në Azi, nëse s’e ndalni Korenë e Veriut”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar Kinën se NATO mund të zgjerojë përfshirjen e saj në Azi, nëse Pekini nuk ndalon përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Koreja e Veriut në Ukrainë është një çështje e rëndësishme për të gjithë ne. Nëse Kina nuk do që NATO të përfshihet në Azinë Juglindore, duhet ta ndalojë këtë përfshirje”, deklaroi Macron gjatë fjalës së tij në forumin ndërkombëtar të sigurisë Shangri-La në Singapor.

Kjo deklaratë vjen ndërsa Franca ka qenë historikisht kundër zgjerimit të NATO-s në Azi, por Macron la të kuptohet se Parisi mund të rishikojë qëndrimin e tij.

Kreu i Elizesë përsëriti thirrjen për “autonomi strategjike” si për Europën, ashtu edhe për Indo-Paqësorin, duke u kërkuar vendeve aziatike të mbajnë distancë si nga SHBA, ashtu edhe nga Kina.

Fjalimi i Macron u mbajt në prani të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe diplomaten e lartë të BE-së, Kaja Kallas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top