Macron i zotohet Greqisë: Nëse sovraniteti juaj preket, ne do të jemi këtu për ju

Dita e dytë e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Athinë, ka nisur me vizitën simbolikë së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në portin e Pireut aty ku qëndronte e ankoruar fregata moderne “Kimon”, që Greqia bleu së fundmi nga Franca, një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Nën tingujt e himneve kombëtare dhe me fluturimet e avionëve luftarakë Rafale mbi zonë, dy liderët inspektuan ekuipazhin dhe u njohën nga afër me kapacitetet e një prej sistemeve më të avancuara të marinës greke.

Vizita në qendrën e operacioneve dhe në urën komanduese të fregatës theksoi dimensionin praktik të kësaj aleance strategjike.

Mediat greke i japin orët e fundit një vend të veçantë mesazhit të fuqishëm politik të presidentit francez, i dhënë një ditë më parë: “Nëse sovraniteti juaj do të preket, ne do të jemi këtu për ju.”

Një deklaratë që vjen në një moment tensioni dhe që përforcon garancinë e mbështetjes franceze ndaj Greqisë.

Vizita në fregatën “Kimon” konsiderohet si preludi i nënshkrimit të marrëveshjes së re strategjike mes Athinës dhe Parisit. Një marrëveshje që nuk kufizohet vetëm në mbrojtje, por shtrihet edhe në ekonomi, teknologji, energji, mjedis dhe menaxhimin e krizave.

Sipas autoriteteve, nuk bëhet fjalë për një program të ri armatimesh, por për thellimin e bashkëpunimit në nivel industrial dhe inovacioni në sektorin e mbrojtjes. do të ketë një afat pesëvjeçar, me mundësi rinovimi automatik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top