‘Ma zhduk këtë bluzën’, Kiara kundër Kejvinës, reagon modelja: Kur merrje gjërat e mia të pëlqenin

Pavarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin.

Ndërkohë ky i fundit sot ka veshur bluzën që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara ka dalë kundër.

“Aman ma zhduk këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi.

Pas kësaj bisede ka reaguar edhe Kejvina. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruan modelja.

 

Në një tjetër postim ajo ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë.

“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun. Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”, shkruan Kejvina.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top