Luskemburgu, kundërshtari i parë i trajnerit të ri të Kombëtares: FSHF e zyrtarizon

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore, ashtu si e ka zyrtarizuar tashmë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kundërshtari i kuqezinjve do të jetë Luksemburgu, që sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe testi i parë për trajnerin e ri të Shqipërisë, gjithnjë nëse Sylvinho nuk rinovon kontratën e tij.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Sipas asaj që presidenti i FSHF-së Armand Duka tha qartë në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë, trajneri i ri i kombëtares do të vendoset para miqësoreve të qershorit. Kështu, sipas llogarive Luksemburgu do të jetë testi i parë për trajnerin e ri, gjithnjë nëse Sylvinho, që sipas Dukës do të marrë ofertën e parë, nuk akordohet për të vazhduar ende në krye të kuqezinjve.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top