Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Gjatë fjalimit, Abdixhiku deklaroi se dorëheqjen e paraqet me ndjenjë të plotë përgjegjësie. Ai tha se synon që çështja e votëbesimit të shqyrtohet drejtpërdrejt nga delegatët. Sipas tij, ky hap është një akt politik i vetëdijshëm dhe transparent, jo një shenjë dobësie apo përçarjeje.

“Nuk e bëj këtë për të shkaktuar krizë, por për të qartësuar rrugën që duhet të ndjekim përpara. Nuk e bëj për ta ndarë LDK-në, por për ta forcuar dhe bashkuar atë,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se vendimi për vazhdimin e mandatit të tij si kryetar dhe për orientimin e ardhshëm të LDK-së duhet të merret në mënyrë të hapur nga Kuvendi. Abdixhiku e mbylli fjalën e tij duke theksuar se procesi synon forcimin e unitetit të brendshëm dhe qartësimin e vizionit politik të LDK-së për të ardhmen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top