Francezi Paul Pogba është prezantuar dje si lojtari më i ri i Monacos. Mesfushori ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Pogba nuk luan një ndeshje që nga marsi i vitit 2023, pasi francezi u dënua fillimisht me 4 vite për doping.
Më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli dënimin në 18 muaj, pasi gjithçka u konsiderua e paqëllimshme.
32-vjeçari do të luajë për herë të parë në Francë. Karriera e tij ishte e fokusuar vetëm në Itali dhe Angli ku luajti respektivisht me Juventusin dhe Manchester United.
Paul Pogba, emotional when he signed for Monaco… what a moment. ❤️@AS_Monaco pic.twitter.com/d1jBTTFQt7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 28, 2025