Lumbardhi kapet në momente intime me këngëtaren shqiptare

Ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka qëndruar shumë i rezervuar kohët e fundit për jetën e tij private, duke shmangur vëmendjen e medieve dhe publikut.

 


Megjithatë, një lajm i fundit i siguruar nga Prive ka trazuar rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime të shumta.

 

Në disa pamje ekskluzive, Lumbardhi shihet duke kaluar momente shumë të afërta dhe të ngrohta me këngëtaren Semi Japuaj.

 

Dyshja shfaqen të relaksuar dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke i dhënë kështu bazë spekulimeve për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.

Këto pamje kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, të cilët janë përfshirë në aludime dhe komente për një histori dashurie që po zhvillohet në heshtje.

Megjithatë, as Lumbardhi as Semi nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike në lidhje me këto fotografi dhe nuk kanë konfirmuar apo mohuar asnjë nga këto aludime.

 

Pamjet vetë flasin më shumë se fjalët dhe kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur një valë diskutimesh në rrjetet sociale, duke bërë që fansat dhe ndjekësit e tyre të kërkojnë më shumë detaje mbi marrëdhënien mes tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top