Luizi zbulon se kishte ftesë për ‘Big Brother-in’ e parë, tregon arsyen e dhimbshme pse s’mori pjesë

Është personazhi më i përfolur i “Big Brother Vip 2”, por Luizi mund të ishte bërë pjesë e këtij formati që në edicionin e tij të parë.

Këtë e ka pohuar vetë Luizi gjatë ditës së djeshme.

Në një bisedë në tavolinën e bukës me Gertin, Kiarën dhe Dean, Luizi ka treguar se ka qenë ftuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 1”, por pati arsye pse nuk pranoi. Atij i ndërroi jetë babai dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.

“Big Brother VIP 1” u fitua nga Ilir Shaqiri, ndërsa në vend të dytë u rendit Donald Veshaj. Megjithatë, të gjithë do të ishim shumë kureshtarë për të parë se si do të ndryshonte loja e edicionit të parë me Luizin aty.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top