Luizi ia thyen rekordin 8-vjeçar TopChannel ndërsa e mund edhe mbretin Charles në TikTok

Këngëtari, Luiz Ejlli qysh në hyrjen e tij më 24 dhjetor të vitit të shkuar, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP mori vëmendjen e audiencës, e vetëm pas dy jave arriti të bëhet edhe njeri më i përfolur në Shqipëri.


Gjatë qëndrimit 133 ditorë brenda shtëpisë, Luizi ishte padiskutim një fenomen, i cili dita ditës po thyente rekorde.

 

Rrjeti kishte shpërthyer kur studiuesit në Shqipëri thanë se Luizi ishte njeriu që po kapte shifra të frikshme në internet, i cili për vetëm për pak kohë arriti t’i ketë plot 1 miliard klikime në TikTok duke u bërë personazhi më i klikuar i momentit në trojet shqiptare.

 

Madje, Luizi momentalisht ka më shumë klikime në TikTok edhe se Mbreti Charles III, i cili u kurorëzua në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, rrjedhimisht duke pasur të gjithë sytë e botës tek ai.

 

Ky nuk është rekordi i vetëm i Luizit. Ai këto ditë theu edhe një rekord në kanalin YouTube të TopChannel, ku videoja e tij u bë videoja më e klukuar ndonjëherë në TopChannel.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top