Luizi ia bën të qartë Efit: Kiarën e dua në finale, ty do të të nxjerr keq

Në një bisedë mes banorësh, Luizi u shpreh se ai do të luaj dhe të çoj Kiarën në finale.

 

Ai i’a tha Efit në sy që do ta sulmojë e do ta nxjerrë keq, por pa përfshirë gjërat personale që ajo ka jashtë shtëpisë.

Luizi tha se Efi është duke e shfrytëzuar për lojë dhe këtë gjë e ka të sigurt.

Sipas tij shoqëria nuk duhet të ngatërrohet me lojën, por do shihet jashtë.

Efi nga ana tjetër u shpreh se pasi hyri në shtëpi e pati të vështirë të ndante shoqërinë nga loja, ndaj edhe sjellja e Luizit e preku.

Ajo shtoi se e ka problem faktin të debatoj e të lëndohet nga dikush e më pas të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top